Një grua ka ndërruar jetë në Çair të Shkupit pasi automjeti i pasagjerëve Seat Altea i drejtuar nga një vajzë 19-vjeçare nga Shkupi e ka goditur mbrëmjen e djeshme.

Siç njoftoi MPB-ja, sot në ora 18:43 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh në Shkup, automjeti i pasagjerëve Altea me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. nga Shkupi ka goditur një grua e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.