Policia e Gjakovës ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23 mijë franga zvicerane.

Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo – hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar: B.P., femër e lindur në vitin 1985.

Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.