Maqedonia e Veriut tashmë ka evakuuar 50 shtetas që kanë jetuar në Ukrainë, ndërsa 20 qytetarë kanë dalë nga aty para se të nisë lufta dhe 30 të tjerët pas luftës.
Romania, Moldavia, Polonia dhe shtetet baltike janë ato vende që përmes përfaqësuesve të tyre në Ukrainë mund të ndihmojnë qytetarëve tjerë të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë paraqitur si të bllokuar edhe dy shoferë të kamionëve transportues.
“Kanë dalë 15 persona të misionit special të OSBE-së, kurse 15 të tjerë janë janë civilë. Kanë dalë nga Ukraina përmes bashkëpunimit me Bullgarinë”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai shtoi se në Harkov të Ukrainës ka një familje nga Maqedonia e Veriut e cila është bllokuar, ndërsa ai qytet është i pari për nga bombardimet.
“Ka familje me fëmijë vetëm 5 dit në Harkov ku janë veprimet më të mëdha ushtarake. Jemi në komunikim të vazhdueshëm. S’kanë mundur të përgjigjen në thirrjen tonë për shkak se kanë pritur lindjen. Kemi komunikim me shumë shtete që kanë qasje në atë qytet i cili ndodhet në kufirin me Rusinë për ta hequr familjen nga aty”, theksoi Osmani.
Ai shtoi se në kufiri autoritetet e Ukrainës nuk lejojnë që shoferët e Maqedonisë që transportojnë mall rus të dalin nga kufiri.
Comments are closed for this post.