Një bordello në Vjenë i lejon qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit dhe kushdo që e bën këtë ka të drejtën e një “trajtimi” 30-minutësh falas në një sauna me një zonjë sipas dëshirës së tyre.

Bëhet fjalë për shtëpinë publike Fun Palast që e ka nisur këtë projekt më 1 nëntor në përpjekje për të kontribuar në rritjen e numrit të të vaksinuarve në Austri, shkruan Daily Mail.

Në Austri, vetëm rreth 65% e austriakëve janë plotësisht të vaksinuar dhe atyre që nuk janë vaksinuar u mohohet qasja në restorante, hotele, parukeri dhe ngjarje të mëdha publike.

Masat u vendosën në përgjigje të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve në këtë vend.

Vaksinimi është i mundur në bordello Fun Palast çdo të hënë nga ora 16:00 deri në 22:00. Të miturit, por jo nën moshën 14 vjeç, thuhet se lejohen të përdorin shërbimet, me kusht që të shoqërohen nga një i rritur. Në këtë “ambulancë” janë të mirëseardhura edhe femrat, të cilat nga shtëpia publike presin iniciativën për të marrë përmasa “win-win”, pra të kenë përfitim reciprok me shtetin.

“Për shkak të pandemisë, po shohim një rënie prej 50 për qind të klientëve dhe me këtë iniciativë shpresojmë që numri i klientëve të rritet sërish”, thuhet në bordello.