F.N., (22 vjeç), mbrëmjen e 15 janari është hedhur në lumin Vardar. Rastin në polici, siç kupton gazeta KOHA, e ka paraqitur personi D.N, e cila ka shpjeguar se e ka parë se si vajza, përballë restorantit Dion, në rrugën “Kej 13 nëntor”, është hedhur në lum.

Burime të gazetës KOHA, tregojnë se pjesëtarët të stacionit policor Qendër, të ndihmuar nga njësiti për intervenim të shpejtë “Alfa”, kanë arritur që vajzën ta nxjerrin nën urën e Hekurudhës në Shkup, konkretisht në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol”, afër Radio Televizionit të Maqedonisë.

Nga ana e ndihmës së shpejt vajza është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup, ku i është dhënë ndihmë mjekësore, ajo për momentin është në gjendje kontaktibile dhe gjendet në repartin për kujdes intenziv.