Gjenerali Ilija Nikollovski, deputet dhe kryetar i Partisë së Pensionistëve, për “Utrinski Brifing” tha se motivi i formimit të partisë është qeveria e kaluar, e cila, siç thotë ai, e ka plaçkitur vendin.

“Pensionistët janë një grup i madh prej 326 mijë personash dhe Shoqata e Pensionistëve është organizata më e madhe e shoqërisë civile. Është gabim i madh të lejosh imigrimin nga zonat rurale në ato urbane. Duke qenë se mosha mesatare e popullatës është mbi 40 vjet dhe po ndodh shpopullimi, do të jemi në një situatë që të mos ketë kush të prodhojë ushqim”, tha Nikollovski.

Ai mendon se duhet të krijohen kushte që të mos ketë dalje të njerëzve nga zonat rurale sepse për shkak të atyre kushteve të pafavorshme të jetesës, të rinjtë janë larguar nga fshatrat.

Një problem tjetër, siç thotë Nikollovski, është partizimi dhe të rinjtë nuk mund të punësohen nëse nuk janë anëtarë të partisë.

Unë jam një luftëtar i madh kundër partizimit të policisë, ushtrisë dhe administratës. Ky problem duhet të zbutet sepse nuk mund të zhduket. Policia dhe ushtria nuk mund të veprojnë varësisht se cila parti është në pushtet”, thotë Nikollovski.

Për të drejtat e pensionistëve, Nikollovski thotë se është reale që pensioni minimal të jetë 70% e pagës minimale.

“Kemi arritur të ndryshojmë modelin e llogaritjes së pensioneve dhe tani kemi një model zviceran. Në bisedimet me qeverinë ka disponim për dialog social me pensionistët”, thotë Nikollovski.