Atë që premtojmë, e realizojmë me shumicë gjigante!”, tha mbrëmë vonë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, duke shpallur ligjin e miratuar, me të cilin do të riorganizohen ministritë dhe të cilin e kanë përkrahur 88 deputetë.

Ligji për reformën e ministrive dhe organeve të administratës shtetërore u votua me 88 deputetë PRO! Fitorja e parë e madhe e VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjeve!

Atë që premtojmë, e realizojmë! Me një shumicë dërrmuese!
VMRO-DPMNE nuk ka qenë kurrë më e fortë!
Për Maqedoninë! Po vijnë ditë më të mira!, tha Nikolloski.