Kemi një program ambicioz me të cilin filluam të ndryshojmë imazhin e Maqedonisë. Po realizojmë aktivitetin më të madh investues në rrjetin rrugor ku po nisim procedurat për ndërtimin e disa autostradave. Po përfundojmë ndërtimin e disa autostradave. Projekti ynë më ambicioz është ndërtimi i një hekurudhe me shpejtësi të lartë pikërisht në Korridorin 10, e cila do të mundësojë një lidhje të shpejtë me portin e Selanikut dhe me Evropën Qendrore. Filluam edhe me ndryshimin e perceptimit të investitorëve, për të ofruar kushte që do të jenë konkurruese për investitorët dhe për t’u njohur si vend i përshtatshëm për investime, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dje në Forumin për Lidhjen e Jugut, Evropa Lindore që zhvillohet në Selanik.
Comments are closed for this post.