Dëshiroj të falënderoj kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe kryetar të ardhshëm të Qeverisë, Hristijan Mickoski, për besimin e treguar dhe nderin e të qenit nënkryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, shkruan Aleksandar Nikoloski.

“Të jesh pjesë e ekipit të tij në VMRO-DPMNE ishte nder dhe përgjegjësi e madhe, e njëjta gjë është edhe për Qeverinë.
Siç e ngritëm VMRO-DPMNE-në, do ta ngremë edhe Maqedoninë!

Njerëzit na kanë dhënë një besim të madh. Me shumë përkushtim dhe punë do ta justifikojmë. Do të bëjmë gjëra të bukura. Për Maqedoninë”, ka shkruar ai.