Çiftet e reja të martuara do të kenë mundësinë të marrin një shtëpi të re me kushte të favorshme. Kështu bëri të ditur sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Nga viti i ardhshëm, gjegjësisht për më pak se dy muaj do të fillojmë me zhvillimin e projektit “Bli shtëpi për të rinj”, i cili do t’u mundësojë shumë çifteve të reja të martuara të kenë shtëpinë e tyre në kushte jashtëzakonisht të favorshme, theksoi Nikolloski

Ai informon se pas Vitit të Ri do të dihen komunat në të cilat do të fillojë të realizohet projekti.

“Tashmë jemi duke përgatitur planet për këtë dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete se në cilat komuna do të mund të zgjidhet dhe në çfarë mënyre çiftet e reja të martuara do të mund të marrin mbështetje dhe të fitojnë shtëpinë e tyre. “