Një ngjarje e rëndë ka tronditur Misisipin e SHBA-së. Një nënë ka vrarë dy fëmijët e saj, 3 dhe 5-vjeçar, mamanë e saj 67-vjeçare dhe më pas veten.

Mediat e huaja raportojnë se Karina Dietering, 37 vjeçe, nuk kishte përtypur dot faktin se gjykata kishte vendosur t’ia linte ish-bashkëshorit të saj kujdestarinë e fëmijëve, pas divorcit të tyre.

Ndërkaq, babai i fëmijëve, Jason Dietering, tregoi skenën e rëndë me të cilën ishte përballur pasi kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, për të marrë të vegjëlit, të cilët kishin kaluar fundjavën tek e ëma.

Ai kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve, ish-gruas dhe vjehrrës në dhomën e gjumit. Jason tregoi se ka vendosur që të varrosë me një vend fëmijët dhe ish-bashkëshorten duke lënë pas shpine atë çfarë ndodhi.