Në automjetet e NPQ Shkup dhe në kabinat e Teleferikut në Vodno prej tani do të lejohet që personat me nevoja të posaçme të mund të hyjnë me qen shoqërues.
Vendimi është sjellë duke pasur parasysh faktin se qentë shoqërues janë të ndihmës së madhe për kategorinë e cekur të njerëzve, duke pasur parasysh se ata u vijnë në ndihmë të madhe si mjet ndihmës shtesë në kryerjen e obligimeve dhe aktiviteteve të përditshme, kumtoi NPQ Shkup.
U bëjnë thirrje edhe institucioneve të tjera publike, marketeve, kinemave, teatrove, qendrave tregtare, të sjellin vendim adekuat, ndërkaq me atë të kyçen në ngritjen e vetëdijes publike për dyer të hapura dhe qasje të lirë të qenve shoqërues të personave të hendikepuar.
Nga NPQ Shkup u bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve të tyre të përmbahen nga reagimet negative nëse sillen në situatë të voziten me persona me qen shoqërues duke pasur parasysh se qentë janë të parrezikshëm me dedikim për shoqërim dhe lëvizje të asaj kategorie të personave.
Comments are closed for this post.