Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftons e nga dita e nesërme do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin shkurt.

Sipas MPPS-s, pensionet paguhen parakohe dhe në faza me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kohë pandemie nga COVID-19.

Pensionet për pensionistët që kanë kartela për bankomat, pensionet paguhen nga dita e nesërme ndërsa për ata nuk posedojnë kartelë bankomati, narja e pensioneve do të bëhet në grupe në varësi nga lartësia e pensionit edhe atë:

grupi i parë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 24 shkurt – e enjte.

grupi i dytë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë – 14.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 25 shkurt – e premte.

grupi i tretë – pensionet në lartësi prej 14.001 denarë – 18.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 28 shkurt – e hënë.

grupi i katërt – pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë do të mund të tërhiqen nga data 1 mars – e martë.