Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,49 % në raport me vendimin e datës 03.06.2024.
Nga data 07.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
Naftë EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,209 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 ulet për 2,00 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), Vajit ekstra i lehtë për amvisëri dhe i Мazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Comments are closed for this post.