Prej disa orësh shumë qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, janë bërë bashkë për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, të riut 25-vjeçar të vrarë nga policia tre ditë më parë. Protesta nisi rreth orës 18:30 me tensione, ku disa persona kanë hedhur sende të forta dhe shashka ndaj policisë. Këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit të cilët më pas kanë lëvizur nëpër rrugët e Kryeqytetit. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Comments are closed for this post.