Një kandidate e pazakontë ka vendosur të “nxehë” garën në zgjedhjet federale në Kanada, të cilat pritet të mbahen më datë 21 Tetor. Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyer në politikane, Ania Krosinska, ka shpallur kandidaturën e saj për rajonin Humber River – Black Creek.
Ajo kandidon nga radhët e Partisë Popullore të Kanadasë, një parti e ekstremit të djathë që është kundër politikave të emigrantëve.Kjo ka hapur polemika në vend, pasi vetë 35-vjeçarja është emigrante. Ajo ka lindur në Poloni, ka emigruar për në Gjermani e prej aty në Kanada.
Korsinska e shijon garën teksa më parë është shpallur Miss Hawaii dhe Miss Toronto, para se të shfaqej në kopertinën e revistës për të rritur.
Ajo nuk është modelja e vetme e “Playboy” që po përpiqet të bëjë kapërcimin e madh në politikë. Së fundmi edhe Ava Karabatic ka shpallur kandidaturën e saj për presidente të Kroacisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Comments are closed for this post.