Nga e hëna, 11 dhjetor, do të ndryshojë regjimi i komunikacionit në autostradën A3, në segmentin Prilep – Manastir për shkak të kryerjes së rilevimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të zhvillohet sipas projektit të miratuar në komunikacion, njoftonjnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme të komunikacionit dhe të përshtaten me kushtet e rrugës.
Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm për 6 muaj, pra deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit. Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Comments are closed for this post.