Tina Cotton, tani 45 vjeç, ishte 120 kile, hante të paktën tre pako patatina me djathë dhe qepë në ditë dhe u paralajmërua se pesha e saj mund të ishte fajtore për tri dështime.

Por në janar 2017, mamaja e tre fëmijëve, nga Tamworth, bëri një premtim për të hequr qafe ushqimet e dëmshme, për një dietë të kontrolluar dhe pa kalori. Ajo filloi të ecë.

Kuzhiniere e një shkolle, Tina tha për ‘The Sun’: “Unë nuk ha asnjë patate të skuqur tani. Nuk mund ta besoj çfarë kam kaluar për të hequr gjithë atë peshë.

“Do të kisha të paktën tre pako në ditë. Unë isha një ngrënëse ngushëlluese, unë haja derisa ndihesha keq për shumë ditë.

“Pas humbjes së tre foshnjave të mia, unë thjesht nuk mund të përballoj faktin se nuk do të isha mama përsëri. U ndjeva e trishtuar gjatë gjithë kohës dhe nuk u kujdesa fare për veten time.

“Tani kam një dietë të ekuilibruar, bëj llogaritje tradicionale të kalorive, mendoj se funksionon më mirë se cilido nga këto grupe që njerëzit janë të obsesionuar.

“Unë gjithashtu sigurohem që të bëj të paktën 16.000 hapa në ditë dhe është një ushtrim kaq i mirë”.

Tina, dy herë e divorcuar, donte më shumë fëmijë pasi u martua me Davidin, 48 vjeç, në vitin 2006.

Çifti u bënë me fëmijën e parë së bashku në vitin 2009, nëntëvjeçaren Isabella-Rae.

David dhe Tina vazhduan duke u përpjekur për të patur fëmijë të tjerë, por vuajtën abordet spontane në 2013, 2014 dhe 2015.

“Isha duke shpenzuar të gjitha paratë e mia në testet e shtatëzanisë, ishte gjithçka për të cilën mendova, nuk ishte aspak e shëndetshme”.

Pas dy viteve duke u ushqyer keq për shkak të gjendjes jo të mirë psikologjike, Tina vendosi të ndalojë duke u përpjekur për një fëmijë.

Në dhjetor 2016, ajo bëri një premtim dhe nisi të kujdesej për dietën ushqimore.

“Unë nuk kisha asgjë për të veshur për Ditën e Krishtlindjeve dhe isha shumë e zënë për të bërë pazar e për të gjetur diçka për masën time shumë të madhe.

“Fatmirësisht, ajo që unë e kisha porositur në internet u bë e mundur në fund, por kuptova se nuk ishte mënyrë për të jetuar.

“Fillova dietën time më 2 janar dhe aplikova gjithçka që kisha mësuar nga përpjekjet e mia të mëparshme të dështuara.

“Gjithashtu kam ndërprerë alkoolin që ndihmoi masivisht.

“Im shoq ka qenë gjithmonë super përkrahës, nuk mund t’ia dilja pa të.”

Tina u bashkua me grupet e Facebook dhe Instagram për mbështetje dhe gjithashtu ka parë gjoksi i saj është tkurrur dukshëm.

“Disa nga shoqet e mia më thonë që të mos humbasë më peshë, por nuk po planifikoj ta bëj, pasi tani jam në peshën time ideale.

“Është një ndjenjë e mahnitshme, me sinqeritet kurrë nuk mendova se do të shkoj deri këtu.

“Duke ecur sa më shumë që mundem dhe duke parë atë që ha, ka qenë çelësi për mua, sapo të keni motivimin e duhur, mund të arrini diçka”.