Nga fillimi i muajit të ardhshëm do të fillojë kthimi i parave tek qytetarët nga masa e njohur “TVSH-ja ime”. Kjo është paralajmëruar nga drejtoresha e Drejtorisë të të Hyrave Publike (DHP), Sanja Lukarevska.
Ajo në një takim me qytetarët në cilësinë e anëtares së lartë të LSDM-së theksoi se 3 milion euro nga 1 dhjetori do t’i kthehen qytetarëve. Sipas saj, nga korriku i këtij viti e deri më tani janë skanuar 38 milionë llogari fiskale nga qytetarët, dhe se kjo masë tregoi se është funksionale, përcjell Expres.
Lukarevska tha se në mënyrë të shkëlqyer po funksionon edhe kthimi i TVSH-së tek subjektet juridike.
Comments are closed for this post.