“Netflix ka nisur zyrtarisht xhirimet e sezonit të dytë të Squid Game”, zbuloi Ted Sarandos, një nga CEO-t.
Sarandos ndau lajmin kur u pyet për të ardhmen e serialit korean. Konfirmimi i sezonit të ri vjen pasi Netflix e shpalli “Squid Game” serialin origjinal më të madh dhe më të popullarizuar ndonjëherë. Netflix zbuloi vjeshtën e kaluar se seriali arriti 111 milionë fansa në 28 ditët e para të transmetimit. Në nëntor, Netflix zbuloi se “Squid Game” kishte 1.65 miliardë orë shikime në katër javët e para, dyfishi i asaj të serialit të tyre hit “Bridgerton”.
Regjisori Hwang Dong Hook tha vitin e kaluar se ai ishte duke punuar në një plan për një sezon të dytë.
“Po, mendoj se pas një suksesi të madh duhet të bëjmë diçka për sezonin e dytë”, tha Hwang, duke shtuar se nuk ishte i sigurt se kur do të shfaqej. “Ka pritshmëri të mëdha nga sezoni i dytë. “Për shkak të suksesit të madh të sezonit të parë, ndjej se janë ndërtuar shumë pritshmëri, ndaj do të jetë e vështirë t’i përmbushim ato”.
Comments are closed for this post.