Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi të hënën në komentet drejtuar Iranit se nuk kishte askund në Lindjen e Mesme përtej arritjes së Izraelit, dy ditë pasi Izraeli vrau liderin e grupit militant libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Udhëheqësi izraelit po fliste në anglisht në një videoklip tre-minutësh të publikuar nga zyra e tij, në të cilin ai tha se po i drejtohej popullit iranian, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë”, tha Netanyahu.