Dy avionë me nga 250 mijë vaksina kineze do të arrijnë të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shtuar se nesër përmes sistemit Kovaks në vendin tonë do të arrijnë edhe 100 mijë vaksina “Pfizer”.
“Vaksinat kineze do të arrijnë të dielën me dy aeroplanë me nga 250 mijë doza, tashmë është bërë një plan. Besoj se ato do të vihen në përdorim të hënën ose të martën. Nesër, 100,000 vaksina “Pfizer” do të arrijnë përmes sistemit Kovaks,” bëri të ditur Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.