Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë
Përbërësit:
- 3 vezë,
– 200 ml jogurt,
– 100 gr miell të bardhë,
– 100 gr miell misri,
– 150 g proshutë,
– 200 gr djathë,
– 4 kastravecë turshi,
– 1 spec turshi,
– 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,
– 50 ml vaj. - Përgatitja:Tundni vezët, shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë dhe specin, vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.
Qitni në tepsi të lyer dhe piqni në 200 gradë Celsius 50 minuta. Mbuloni gjatë pjekjes.
Është e shkëlqyeshme me jogurt apo kos, si paragjellë apo shtesë gjellëve.
Ju bëftë mirë.
Comments are closed for this post.