Në një studim të kohëve të fundit, një ekip psikologësh amerikanë u kërkuan pjesëmarrësve të përgjigjeshin sesi do të reagonin ata në disa situata hipotetike dhe zbuluan se në bazë të përgjigjeve doli se personat që jepnin një përgjigje utilitare shënonin një indeks të lartë në psikopati.
Një skenar është më i veçantë se gjithë të tjerët, i krijuar nga filozofja Philippa Foot, e që ka dekada që përdoret.
Dilema është kjo:
“Një tren mallrash po vjen me shpejtësi në drejtim të 5 punëtorëve që do t’i godasë për vdekje dhe në mbikalimin poshtë të cilit do të kalojë treni gjendesh Ti dhe një i panjohur trupmadh; trupi yt është shumë i vogël për ta ndaluar trenin, por nëse i jep një të shtyrë të panjohurit ai bie në shina, vdes, por shpëton 5 njerëz!”
Pyetja për ty është kjo:“Do ta shtyje të panjohurin?”
Ashtu si dilemat e tjera që i përdorin psikologët, pyetja që ngrihet në këtë rast kërkon një arsyetim aspak të lehtë – njëra zgjidhje është që ti të sakrifikosh një jetë – përkundrejt tjetrës, në të cilën ti në mënyrë pasive lejon që të vdesin 5 njerëz.
Një utilitarian do të thoshte se është afërmendsh që të shtysh një person për të shpëtuar 5 të tjerë përbën rrugën më të drejtë.
Studimi i publikuar në revistënCognition, zbuloi se personat që përgjigjen duke bërë këtë lloj arsyetimin ishin të po atij grupi personash që kishin tregues të lartë të rezultateve të psikopatisë, Makiavelizmit dhe boshësisë në jetë krahasuar me ata që përgjigjeshin se NUK do ta shtynin njeriun e panjohur.
Megjithatë, bashk-autori i studimit, profesori Daniel Bartels, i cili jep mësim në Columbia University thotë se ka një të metë që nuk shkon me këtë test, i cili përdoret si matës i shkallës së psikopatisë.
E meta në këtë rast lidhet me anën emocionale, pasi personi i cili është dakord që ta shtyjë të panjohurin, mund të veprojë kështu edhe në sajë të përgjegjësisë morale që ndjen për shkak se kërkon të mirën e përgjithshme, e mund të mos jetë aspak diçka që ka lidhje me psikopatinë.
Me fjalë të tjera, mos përjetoni ndjesi të çuditshme, nëse menduat se ishte më mirë ta shtynit të panjohurin…
Comments are closed for this post.