Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion! E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjar të tij tepër të afërt dhe atë:
HIZER ASANIN – vëllai i drejtorit / ARKIVIST,
SADIK ASANI – djali i vëllait/ ROJTAR,
MUHAMET AMETI – burrin e motrës/ MIRMBAJTËS
OMER DURA – bashkëshortin i mbesës / IT
Këtë e konfirmon edhe vetë instituti, tek i cili, pasi i morëm këto informacione i dërguam këto pyetje:
- Pse është dashur që patjetër të punësohen këto persona, familjarë të drejtorit?
- Me çfarë procedure janë punësuar dhe
- A ka pasur konkurse siç parashikojnë ligjet përkatëse për punësim?
Në përgjigje nga ITSHKSH, thonë se:
- Jo të gjithë personat e listuar për të cilët ju kërkoni informacion janë të punësuar me kohë të plotë në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
- Mënyra e punësimit: Mënyra e punësimit të personave të përmendur të cilët janë në punësim të rregullt bazohet në dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për të punësuarit në Sektorin Publik.
- Procedurat e punësimit: Janë respektuar procedurat ligjore lidhur me procedurën e punësimit për personat e përmendur për të cilët kërkoni të dhëna, të cilët janë në punësim të rregullt pranë Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore gjatë periudhës në të cilën kanë qenë të punësuar.
- Arsyet e punësimit: Çdo punësim realizohet në bazë të nevojave ekzistuese për realizimin e veprimtarisë së Institutit, në punë që janë të sistemuara në Rregulloren për sistemimin dhe organizimin e vendeve të punës në institut, në bazë të punësimit vjetor. Plani, i cili miratohet çdo vit nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Skënder Asani është zgjidhur drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Tetor të vitit 2014, ndërsa tani, sapo ka mbushur fiks 10 vite që e ushtron këtë post.
Ne i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionit për Anti-korrupsion që të veprojnë për këtë rast.
Por nuk përfundon gjithçka me kaq, sepse në redaksinë e www.ora24.tv kanë arritur edhe informata të tjera, me të cilat nxiten dyshime serioze për keqpërdorimin e detyrës së drejtorit Skënder Asani.
Për këto do ju informojmë në ditët në vijim! Na ndiqni!/Ora24.tv
Gazetar: Mefail Ismaili
Comments are closed for this post.