Nga 134 persona të diagnostikuar me Kovid-19 nga testimet në 24 orët e fundit, 97 raste janë në Shkup. Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti deri më tani ka 1995 pozitivë, ndërsa aktivë janë 1323.

Midis komunave të Qytetit të Shkupit edhe ato që gravitojnë në kryeqytet, numër më të madh të rasteve aktive me virusin Kovid-19 ka në çair – 302. I dyti sipas numrit të rasteve aktive është Komuna e Aerodromit me 118 raste, komuna në të cilat ka mbi njëqind të infektuar për momentin janë edhe Buteli me 110 raste, Qendra me 105 dhe Gazi Baba me 104 raste.

Komuna e Sarajit ka 96 raste, Karposhi – 94, Kisella Voda – 64, Gjrçe Petrovi – 53, Studeniçani – 52, Shuto Orizare – 40, Haraçina – 33 dhe Komuna Ilinden – 27 raste aktive.

Nën dhjetë raste aktive kanë Komuna Petrovec (nëntë), Sopishte (tetë), Çuçer Sandevë (shtatë) dhe Zelenikova (një). N[ buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë janë evidentuar edhe dy të huaj si raste aktive të koronavirusit.

Ministria theksoi se këto të dhëna kanë të bëjnë në përfundim me ditën e djeshme dhe se pas përfundimit të anketave epidemiologjike mund të ketë ndryshim të numrave sipas komunave në Shkup.