Gjashtë persona morën lëndime të lehta trupore në pesë nga nëntë aksidentet rrugore që ndodhën mbrëmë në rrethinën e qytetit të Shkupit. Në katër aksidenteve është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 62 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, kurse 12 persona të ndaluar nuk kanë poseduar patentë shofer.

Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë automjete të paregjistruara kurse 88 automjete janë larguar përmes “karrtrecit”.

Gjatë mbrëmjes policia ka lëshuar gjithsej 94 sanksione për parkim të parregullt.

Shtatë shoferë janë dënuar për mos vendosje të rripit të sigurisë dhe shtatë për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.