Nënë e bir nga Shkupi fituan për një ditë një milionë e 700 mijë euro, duke shitur aksionet e tyre në kompaninë “Skopski Pazar”. Sasho Davitkovski dhe nëna e tij, Todorka Davitkovska, kanë shitur 10, respektivisht 11 për qind të aksioneve që kanë poseduar në këtë kompani, transmeton Gazeta Lajm. Sasho Davitkovski ka poseduar mbi 8 mijë aksione, kurse nëna e tij mbi 7 mijë aksione, duke i shitur të gjitha në bursë për vlerë 1.7 milionë euro. Tani ata nuk kanë pjesëmarrje në kapitalin e kësaj kompanie.
Comments are closed for this post.