Rreth 200.000 euro është vlera e konfiskuar e marihuanës në vendkalimin kufitar në ‘Bogorodicë’.
Droga ka qenë e destinuar për në Turqi dhe është gjetur tek automjeti i një shtetasi shqiptar, ndërsa më të ka qenë edhe djali i tij.
Shefja e Shërbimin për luftën kundër krimit ekonomik në Departamentin për hetime, Sektori për kontroll dhe hetime, Liljana Zhivkoviq-Davitkova, sot në konferencë për shtyp njoftoi se droga është zbuluar tek një automjet ku shoferi dhe djali i tij, shtetas shqiptar.
“Sipas njoftimeve tona, kemi informacione se droga ka qenë e destinuar për tregun turk. Vlera e drogës është mes 140 deri 180 mijë euro. Droga është marë nga Shqipëria”, tha Zhivkoviq-Davitkova.
Droga është gjetur nën ulëset e automjetit dhe peshon rreth 51 kilogramë./Telegrafi/
Comments are closed for this post.