Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30-40 minuta.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc duhet të prisni rreth 20-30 minuta për të hyrë në vend.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.