Lidhja Auto-Moto e Maqedoni njofton se komunikacioni në vend po qarkullon pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet deri 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është 15 deri 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.