Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e kaluara, 19 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve me coronavirus. Gjithsej 470 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në 24 orët e fundit, gjithsej ka 8 pranime në klinikat interne dhe dy pacientë u shtruan në spital në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe TBC, tre në Qendrën Covid të Klinikës së Neurologjisë, një pacient u shtrua në Klinikën për Dermatovenereologji. Ka 7 pranime të reja të pacientëve në Qendrën Covid në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa katër u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë të shëruar janë larguar për në shtëpi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se për momentin, 24 pacientë po trajtohen në Klinikën e Lëkurës në Qendrën Covid, 33 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa gjithsej 56 pacientë me simptoma të coronavirusit janë pranuar në Institutin e TB. Klinika e Nefrologjisë aktualisht strehon 24 pacientë edhe Klinika e Okulistikës ka 11 pacientë.

“Gjithsej 109 pacientë në spitalin “8 Shtatori”, 156 pacientë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët ka 32 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 21 të rritur.

Një total prej 470 pacientësh të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.