Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në territorin e Qytetit të Shkupit ku janë shqiptuar gjithsej 104 masa, kumtuan sot nga MPB-ja.
Midis masave të shqiptuara, për vozitje pa patentë shoferë janë sanksionuar 18 shoferë, 29 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë shqiptuar 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Comments are closed for this post.