Në Shkup janë gjetur dy trupa të dy personave të vdekur në fazë të kalbjes.
Në rrugën ‘Anastas Mitrev’ në banesën ku ka jetuar 42 vjeçari, disa ditë ka kundërmuar erë e keqe. Gjatë intervenimit të policisë, trupi i 42 vjeçarit është gjetur në fazë të kalbjes.
Rasti i dytë është paraqitur thuajse një orë e gjysmë më vonë, në orën 15:51 në stacionin policor të Bit Pazarit.
Një person nga Shkupi ka denoncuar se në një shtëpi të rrënuar në rrugën ‘Filipi i Dytë’, është gjetur një trup i vdekur në fazë të kalbjes.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes në të dyja rastet e kanë kryer ekipet e SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupat janë dërguar për autopsi.
Comments are closed for this post.