Në repartet infektive në vend mjekohen gjithsej 457 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, nga të cilët 264 në spitalet nëpër vend dhe 193 në repartet infektive në kryeqytet. Në kovid qendrat ka rreth 680 shtretër të lirë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të numrit të ulur të të infektuarve, nga MSH-ja informojnë se spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientë me kovid.
Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir ka 29 pacientë, pozitiv dhe të dyshimtë për Kovid- 19. Në spitalin në Shtip ka 28 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 7 pacientë, në Veles ka 33 pacientë dhe në Kumanovë 47 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19.
Në kovid qendrën në Ohër ka 30 pacientë, në Prilep 21, në kovid qendrën në Gostivar 9, në Strugë 16 pacientë. Në spitalin në Strumicë u shtruan 15 pacientë, në Koçan 11, në Kërçovë 6, Kavadar 8 dhe në Gjevgjeli 4 persona pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus.
Nga MSH informon se të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë spitale me qasje në oksigjen dhe se ata kanë njohuri për gjendjen e ambienteve dhe nëse është e nevojshme departamentet do të zgjerohen më tej.
Comments are closed for this post.