Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës. Lëshimin e një dokumenti të tillë po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi.
“Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.
Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime.
Zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese.
Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale.
Comments are closed for this post.