Në qendrat e virusit korona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), në vendin tonë për momentin po mjekohen 512 pacientë.
Prej tyre, 177 janë në Shkup ndërsa 335 në repartet infektive në qytetet e tjera.
Sipas të dhënave ditore të MSh-së, për momentin janë 188 shtretër të lirë për pacientë me komplikime nga virusi korona.
“Spitalet modulare hapen në kushte kur janë të mbushura kapacitetet e reparteve infektive në kuadër të spitaleve”, thanë nga MSh.
Comments are closed for this post.