Nga MPB njoftojnë se 47 policë, 11 prej tyre me lëndime më të rënda dhe dy me lëndime serioze, në protestën e djeshme në rrethinën e SPB Shkup, i cili u mbajt në periudhën prej orës 19:00 para Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, ka vazhduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka përfunduar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 22:30.

“Të gjithë policëve të lënduar iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa të lënduarit me lëndime të rënda janë dërguar në objektet mjekësore për trajtim të lëndimeve dhe kujdes mjekësor.

Në të njëjtën kohë, janë konstatuar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga ana e protestuesve, të cilët hodhën gurë, vezë, sende hekuri, pllaka bekaton, kokteje molotov, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike, si ndaj objekteve ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë që kanë kryer veprime zyrtare duke siguruar institucionet shtetërore”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se në protestën janë raportuar dëmtime të dritareve dhe fasadave në të tri objektet: Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Përveç kësaj, demonstruesit thyen 16 mburoja të policisë, disa helmeta mbrojtëse policore dhe lidhje radio, si dhe u dëmtua një shtëpi e policisë para Kuvendit dhe një automjet policie.

Në lidhje me trazirat e përshkallëzuara para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 11 persona janë ndaluar nga policët, ndërsa gjatë protestave policia nuk ka përdorur as mjete piroteknike dhe as kimike për të shpërbërë turmën”, thuhet në njoftimin e MPB-së./