Ka ardhur momenti të cilin të gjithë e prisnim. Stadiumi “Air Albania” po nis të mbushet ndërsa në ring kanë nisur ndeshjet e para.
Florian Marku me shumë gjasa do të ngjitet rreth orës 21:00, kur përballë do të ketë boksierin Miguel Ramirez.
Një përballje, në të cilin fituesi do të marrë titullin e WBC Silver, shkrun abcnew.
Kjo është cilësuar si përballja më e rëndësishme në karrierë për Florian Markun, jo vetëm për faktin se po përballet në vendin e tij në një arënë të mbushur e gjitha për të, por edhe sepse do të ngjitej në klasifikim.
Kundërshtari i Markut, ka më shumë eksperiencë, pasi ka zhvilluar 22 ndeshje, nga të cila vetëm 2 ka humbur dhe një barazim.
Comments are closed for this post.