Një vit më parë, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin Jon.
Ajo ka qenë mjaft aktive këto muaj dhe vazhdimisht ka treguar se i është përkushtuar tërësisht rritjes së djalit, por është marr edhe me veten pasi ka humbur shumë kile pas shtatzënisë.
Së fundmi ajo së bashku me familjen janë nisur për pushime, ndërkohë që pak më parë Adelina publikoi një foto me rroba banjo ku me anë të përshkrimit la të kuptohej se është sërish shtatzënë.
“Dukem diçka me bark?”, ka shkruar Adelina në përshkrim të fotos duke vendosur dhe një emoji gruaje shtatzënë.
Ka mjaftuar kjo dhe fansat nisën ta pyesin në komente se nëse është sërish në pritje të një fëmije.
Comments are closed for this post.