Ekspozita e titulluar “Nëna Terezë – nga Shkupi në Kalkutë” do të jetë e hapur në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, me ç’rast do të ketë dedikime për jetën dhe veprën e Shën Terezës.

Poashtu është planifikuar orë poezie e Shoqatës së shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ndërsa më 29 gusht do të promovohet kënga dhe videoklipi kushtuar Gonxhe Bojaxhiut.

Në kuadër të Ditëve do të ketë edhe lexim poezish kushtuar Nënë Terezës – Shoqata e shkrimtarëve “ABC Poetike”, shfaqja e filmit “Diçka e bukur për Zotin”, promovimi i përmbledhjes me poezi për Nënë Terezën – Shoqata qytetare “Shkupjania Nënë Tereza”, si dhe leximi i tregimeve nga konkursi letrar.

Do të ndahen çmime dhe certifikata mirënjohjeje. Ditët e Nënë Terezës do të përmbyllen më 5 shtator me një aksion të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë.