Në fshatin Llojan të komunës së Likovës ka pasur ndërprerje të procesit zgjedhor që ka zgjatur afër dy orë. Shkak për ndërprerjen ka qenë mungesa e disa fletëvotimeve, që e ka konstatuar Komisioni zgjedhor në vendvotimin numër 1129.

Në këtë vendvotim ka dalur ekip i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e Likovës dhe ka konstatuar kërcim te numri rendor i fletëvotimeve.

Mirëpo Komisioni Komunal ka Zgjedhor, nuk bëhet fjalë për fletëvotime të vjedhura, por për gabim në shtypjen e fletëvotimeve, ka deklaruar për Gazetën Lajm një anëtar i Komisionit Komunal.
Sipas ligjit, votimi duhet të vazhdojë për aq kohë sa ka qenë i ndëprerë, që do të thotë se te vendvotimi numër 1129 në Llojan do të votohet deri më ora 23.