Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot pasdite ka vazhduar seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, ku në rend dite janë propozim-vendimet për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e*i gjendjes së krizës në tërë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve të tregjeve të energjisë elektrike dhe për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësia e përdorimit të karburantit alternativ dhe kushtet e tregut të energjisë termike.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës, ndër të tjera ka bërë të ditur se Qeveria së shpejti do të paraqesë në Kuvend një pako masash kundër krizës, si dhe ndryshime ligjore.
Lidhur me kërkesën për përgjegjësi, tha Bytyqi tha se 65.000 banorë të Shkupit nuk kanë pasur asnjë ditë ndërprerje të energjisë termike, ndërsa për rrymën ka pyetur nëse ka mungesë të energjisë elektrike “një ditë, një orë, një minutë”.
Akuzave se kontratat janë lidhur në mënyrë private, zëvendëskryeministri përsëriti se gjithçka bëhet në kuadër të ligjeve.
Bytyqi, sipas deputetes Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE, ndjeu nevojë më të madhe për të mbrojtur partinë, e jo Qeverinë, dhe në të njëjtën kohë tha shumë të pavërteta.
Petrushevska tha se një amvisërie i nevojiten 48.000 denarë në muaj dhe pyeti se pse qeveria i gënjeu sindikatat që ende presin rritje.
Deputetët e opozitës dhe pushtetit debatuan për gjendjen në TEC të Manastirit, për remontet që nuk janë bërë dhe janë në proces, për importin dhe çmimin e energjisë elektrike, sundimin e qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së, por edhe të aktuale e LSDM-së dhe BDI-së, për autostradat nëpër vend, për turizëm, blerjen e gazit.
Comments are closed for this post.