Kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski, sot ju shpërndau xhaketa dimërore 300 nxënësve nga familjet e rrezikuara sociale në këtë komunë. Xhaketat dimërore për fëmijë janë donacion i kompanisë “Zdravje Radovo”

“Për të lavdëruar janë kompani të tilla shoqërore të cilat mendojnë për më vegjlit. Veçanërisht të mirëseardhura janë dhuratat në prag të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve kur fëmijët janë më të lumtur. Në këtë rast, xhaketat do të jenë të mirëseardhura për nxënësit gjatë pushimit dimëror”, tha kryetari i komunës Smilevski.

Komuna e Butelit fitoi edhe një donacion nga organizata joqeveritare “Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar” (QMEQ) ku ka 100 xhaketa për të rriturit, 100 xhaketa për shi dhe 50 bartës të foshnjave. Shpërndarja e tyre do të bëhet pas festave të Vitit të Ri.