Në ski qendrën tonë më të madhe Kodra e Diellit, sot do të lëshohet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse. Gjatësia e linjës e teleferikut është 1.420 metra, ndërsa kapaciteti maksimal 3.200 skijatorë për një orë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive Sadulla Duraki, zv/kryeministri për çështje ekonomike,Koço Angjushev, drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevksi dhe drejtuesi i ELEM-it, Turs Xhemail Jusufi.
Comments are closed for this post.