Koronavirusi i ri gjatë kontrollit rutinor është gjetur në mishin e pulës të importuar nga Brazili, kumtuan sot autoritetet kineze.
Virusi të martën është gjetur në mostrat e krahëve të ngrira të pulës, kumtuan autoritetet lokale në qytetin kinez jugor Shenzen, i cili është në afërsi të Hong Kongut.
Pas zbulimit të virusit menjëherë janë testuar personat të cilët ishin në kontakt me prodhimet e kontaminuara dhe të afërmit e tyre. Autoritetet lokale theksuan se testet e të gjithëve ishin negative. Brazili është prodhuesi më i madh botëror i mishit të pulës, por vendi i dytë, pas SHBA-së i prekur nga pandemia.
Kina, ku për herë të parë u shfaq Kovid-19 nga fundi i vitit 2019, në masë të madhe e çrrënjosi epideminë, sipas të dhënave të publikuara zyrtare.
Autoritetet kineze sot njoftuan se ka 19 të infektuar të rinj, ndërsa rasti i fundit i vdekjes është regjistruar në mes të majit.
Comments are closed for this post.