Meghan Markle ka dhënë një tjetër intervistë bombë në të cilën ka diskutuar për largimin drejt Amerikës, marrëdhënien e saj me familjen mbretërore dhe krahasimin me Nelson Mandelën. Dukesha e Sussex-it foli gjithashtu për babanë e saj, Thomas Markle, me të cilin ka një marrëdhënie të trazuar dhe reflektoi mbi raportin me Princit Harry dhe babait të tij, Princit Charles.
Pra, çfarë tha Meghan Markle në intervistën për revistën “The Cut”?
Largimi drejt Amerikës
Në intervistë, Meghan tha se “vetëm duke ekzistuar” ajo dhe Harry po “prishnin dinamikën e hierarkisë” përpara se të jepnin dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore. Meghan tha se çifti ishin të përgatitur të shkonin kudo në Commonwealth për t’i shpëtuar jetës në Britani dhe po konsideronin Kanadanë, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut përpara se aktori dhe regjisori Tyler Perry t’u ofronte atyre një shtëpi në Kaliforni.
Meghan tha se ajo “ka bërë me të vërtetë një përpjekje aktive për të falur” anëtarët e familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat mbretërore. Ajo hodhi poshtë thashethemet se ka firmosur një dokument që e pengon atë të flasë por në fakt ajo po shërohet nga gjithë ajo që ka kaluar.
Marrëdhënia e Harry-t me Princin Charles
Marrëdhënia e Harry-t me babain e tij thuhet se ka qenë e tensionuar që kur çifti u largua nga Britania e Madhe. Ai tha gjatë intervistës së tyre televizive me Oprah Winfrey vitin e kaluar se Charles nuk i kishte marrë më telefonatat. Meghan tha për The Cut: “Harry më tha: ‘Kam humbur babin tim në këtë proces.
“Nuk duhet të jetë e njëjtë për ta si për mua, por ky është vendimi i tij.” Një zëdhënëse e Dukeshës më vonë e bëri të qartë se Meghan po i referohej humbjes së babait të saj dhe se ajo shpreson që kjo të mos ndodhë me Harry-n dhe babain e tij. Një burim i afërt me Charles tha se do të trishtohej nëse Harry do të ndjente se marrëdhënia e tyre ishte e humbur, duke shtuar: “Princi i Uellsit i do të dy djemtë e tij”.
Falja ndaj Familjes Mbretërore
Allison Davis, gazetarja që drejtoi intervistën, e pyeti Meghan nëse kishte vend për falje mes saj, familjes mbretërore dhe familjes së saj. Meghan tha: “Mendoj se falja është vërtet e rëndësishme. Duhet shumë më tepër energji për të mos falur. Por duhet shumë përpjekje për të falur. Unë kam bërë vërtet një përpjekje aktive, veçanërisht duke e ditur se mund të them çdo gjë.”
Krahasimet me Nelson Mandelën
Gjatë intervistës, Meghan pohoi se asaj i thanë se kishte të njëjtin gëzim në Afrikën e Jugut kur u martua me Harry-n, si kur Nelson Mandela u lirua nga burgu. Ajo zbuloi se krahasimi është bërë në vitin 2019, në premierën e Mbretit Luan në Londër. “Sapo kisha sjellë në jetë Archie-n. Ishte një kapitull kaq mizor.
Kisha frikë të dilja jashtë”, tha ajo, duke shtuar se një anëtar i kastit nga Afrika e Jugut e tërhoqi mënjanë. “Ai më shikoi dhe më tha: “Më duhet vetëm ta dini: kur u martuat në këtë familje, ne u gëzuam në rrugë njësoj si kur Mandela u lirua nga burgu”.
Duke u ndalur te protokolli i detyrimit për të ndarë me mediat fotot e djalit që sapo kishte lindur, ajo tha “Pse duhet t’u jap foto njerëzve që iu referohen fëmijëve të mi me fjalë raciste më përpara se t’i ndaj ato me njerëzit që në të vërtetë e duan fëmijën tim?”
Comments are closed for this post.