Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe në Llazaropole janë matur temperatura më të ulëta prej -1 gradë.

Vijojnë Berova me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë, 2 Krushevë, 3 në Shtip, Manastir dhe Pretor, 4 në Ohër, Prilep, Vinicë , Strumicë dhe Dibër, 5 në Demir Kapi, 6 në Tetovë, 8 në Kumanovë, 9 në Shkup-Petrovec dhe Dojran, 10 në Shkup-Zajçev Rid dhe 11 në Gjevgjeli.

Sipas DPHM-së, sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell.

Temperaturat ditore sot do të arrijnë deri në 21 gradë.