Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, iu drejtua Policisë së Romës, për të bërë një denoncim kundër personave të panjohur pas një serie të gjatë kërcënimesh (“Do të të heqim qafe, ruhu”, “Do të të vrasim”). Në adresën e tij u dërguan plumba, për t’i dhënë një mesazh. Tensioni u rrit në Gjenovë pas përpjekjes së dështuar për të blerë kompaninë nga konsorciumi i udhëhequr nga Gianluca Vialli. “Kam frikë për fëmijët e mi”, – komentoi Ferrero.

Prej dy vjetësh pronari Sampdorias ka duruar banderola dhe sulme në sociale nga një grup i pseudotifozësh, që po e shqetësojnë vazhdimisht.

Mes 18 dhe 19 shtatorit 2019, Ferrero kishte marrë kërcënime me vdekje që ta linte kompaninë nën drejtimin e konsorciumit të udhëhequr nga Vialli. Në atë kohë, në hyrje të objektit “Casa Samp”, ku jetojnë lojtarët e sektorit të të rinjve të Sampdorias, u shfaq mesazhi kërcënues: “Maskarai Ferrero, ruhu”.

“Unë bashkëjetoj me të keqen, por vazhdoj rrugën time. Sigurisht, do të ishte më mirë të mos i merrni këto kërcënime sepse kurrë nuk e dini me kë keni të bëni. Kush më kërcënon është i padukshëm, nuk e di kush janë urdhëruesit, por unë vazhdoj drejt me punën time, duke u përpjekur të bëj më mirë. Kam frikë për fëmijët e mi, vetëm kjo, por puna më kënaq dhe nuk më bën të mendoj për njerëz të cilët, nëse bëjnë atë që bëjnë, kanë disa probleme. Le të vijnë të ma thonë në sy, u dua të mirën të gjithëve”.