Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 18 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 262 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjashtë pranime. Në spitalin “8 shtatori” ka pasur gjashtë pranime, ndërsa tre kanë qenë në Klinikën Infektive. Në Kozle janë pranuar tre pacientë.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 15 pacientë të shëruar. Momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 30 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 18, në Institutin për TBC 22.
Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 75 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 89 pacientë ndërsa në Kozle ka 27 pacientë.
Gjithsej 262 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.
Comments are closed for this post.